Kastrati për Asociacionin sipas modelit kroat që e propozoi Kurti: Është kot, kamuflim i Kurtit për autonomi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se propozimi i kryeministrit Albin Kurti që Asociacioni i komunave serbe të bëhet duke u bazuar në modelin kroat është mashtrim

Ai thotë se ka biseduar me profesorë në Kroaci, ku ka studiuar, për këtë propozim. 

“Modeli kroat është kot. Është tipike për Kurtin mashtrues. Kurtin fullirant. Është ardh koha me i tregu drejt popullit”, thotë ai. 

“I kam thirrë disa profesora atje ku kam studiuar në Kroaci, ky këshill është jashtë funksionit prej 98-ës. Pse e propozon në vazhdën e premtimeve të tij, është se kemi edhe miq kroat dhe kur e përmend Kroacinë këtu atëherë shikohet si e mirë. Por ai Asociacioni i Thaçit e Mustafës që ky e kundërshtonte, do ta bëjë. Është kamuflim i Kurtit për autonomi”, shton Kastrati. 

Go to TOP