“Karnevalet e Korçës” shfaqja më e mirë në “KoKo Fest”

Përfundon Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” në Korçë, ku edhe janë ndarë çmimet për më të mirët e këtij edicioni.

Për shfaqjen më të mirë është vlerësuar shfaqja “Karnevalet e Korçës” me regji të Erion Isai, kurse për regjinë më të mirë është vlerësuar Fatos Berisha për shfaqjen “Club Albania”, shfaqje për të cilën janë vlerësuar me çmime edhe Armond Morina me çmimin për aktorin më të mirë të festivalit, dhe Ard Islami me çmimin për aktorin me rol joprotagonist.

Kjo është lista e çmimeve të ndara në këtë edicion të “KoKO Fest”  .

Shfaqja më e mirë – “Karnavalet e Korçës”

Regjia më e mirë – Fatos Berisha

Çmimi i karrierës – Leka Bungo

Aktorja protagoniste më e mirë – Zamira Kita

Aktori protagonist më i mirë – Armond Morina

Aktorja joprotagoniste më e mirë – Paola Kodra

Aktori joprotagonist më i mirë – Ard Islami

Aktori i ri më i mirë – Urim Aliaj

Aktorja e re më e mirë – Ilda Pepi.

Go to TOP