Kaq do të kushtojë një litër naftë sot

Maksimumi një litër naftë sot do të shitet 1 euro e 74 cent, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

E litra për benzinën do të kushtojë 1 euro e 63 centë.

Çmimet vlejnë prej orës 10:00.

Çdo ditë ministria publikon çmimet maksimale të naftës për 24 orë.

Vendimi për marzhën e naftës ka ardhur pas shtrenjtimit të çmimit të naftës si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare. 

Go to TOP