Kaplohet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë 

Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga zjarri, gjegjësisht një pjesë e kuzhinës së tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bën të ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar.

Sipas tij, nuk ka lëndime në njerëz dhe se ende nuk dihet sakte se çka e shkaktoi zjarrin, meqenëse dyshimet e para janë nga vaji në kuzhinë.

Go to TOP