A mund ta përmbys Liverpool-i Atalantë-n? Flet Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, në një konferencë për media, ka folur para duelit kthyese kundër Atalantës.

Atalanta dhe “The Reds” do të ballafaqohen nesër mbrëma në Bergamo në sfidën kthyese të çerekfinales së Europa League.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në ‘Anfield’ ishte mbyllur me fitoren e thellë prej 0-3 në favor të Atalantës.

Megjithatë, strategu gjerman mendon se skuadra e tij, mund ta përmbys rezultatin e lojës së parë.

“Do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Kjo është e gjitha. Besoj se kjo është ajo që duhet të bëjmë, javën e kaluar ata e merituan fitoren, luajtën shumë mirë. Por do të përpiqemi të fillojmë në një mënyrë tjetër”, ka thënë Klopp.

“Nëse duam ta fitojmë ndeshjen, mendoj se të gjithë duhet të bëjmë një paraqitje të madhe. Nuk mendoj se të gjithë mendojnë se ka mbaruar, do të shohim nesër se çfarë mund të vendosim në fushë”, ka pohuar tekniku gjerman.

Ndeshja Atalanta-Liverpool fillon në orën 21:00.

Go to TOP