Pioli: Kemi aftësi për të bërë një ndeshje të shkëlqyer ndaj Romës

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është i bindur se skuadra e tij mund ta përmbys epërsinë ndaj Romës.

Milan dhe Roma do të përballen nesër mbrëma në ‘San Siro’ në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Europa League.

‘Rossonerët’ për të prekur gjysmëfinalen e kësaj garë evropiane duhet të përmbysin avantazhin prej 1-0 të ‘romakëve’ të arritur në ndeshjen e parë.

“Duhet të kemi besimin maksimal, të besojmë në veten tonë në mënyrën më absolute. Kemi aftësitë për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer dhe të përpiqemi ta fitojmë”, ka thënë Pioli në konferencën për media, një ditë para duelit me Romën.

“Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të vendosim shumë cilësi dhe shumë energji. Unë kam besim te lojtarët e mi, ne mund t’i godasim verdhekuqtë. Jemi gati”, ka pohuar Pioli.

Ndeshja mes Milanit dhe Romës fillon në orën 21:00.

Go to TOP