Kaosi në Irak, Turqia kërkon nga palët e përfshira të dialogojnë

Turqia u ka kërkuar qytetarëve të saj të shmangin udhëtimin në Bagdad dhe bëri thirrje për “dialog gjithëpërfshirës” për të zgjidhur krizën në vazhdim.

“Turqia është e shqetësuar për zhvillimet në Irakun vëlla”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

“Ne shpresojmë që konfliktet aktuale politike do të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut gjithëpërfshirës dhe do të sigurohet paqja dhe mirëqenia e popullit irakian”, shtoi diplomacia turke.

15 persona raportohen të jenë vrarë si pasojë e trazirave politike.

Go to TOP