Kanosja ndaj gazetarit Kajtazi, Prokuroria inicion rastin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka iniciuar rastin për kanosje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Sipas njoftimit për medie, prokurori i shtetit ka autorizuar policinë për ndërmarrje të të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çëshjeje.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”, thuhet në komunikatë. 

Go to TOP