Kane drejt rikthimit ndaj Real, Kompany pret deri në fund për vendimin

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe ndaj Real Madrid në Champions League.

Anglezi kishte pësuar një lëndim gjatë angazhimeve me kombëtaren e Anglisë, çka e detyroi të mungojë në ndeshjen e fundit të Bundesligës.

Megjithatë, rikthimi i tij në stërvitje ka rritur shpresat për një aktivizim të mundshëm. Trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, nuk ka dashur të nxitohet me vendimin.

Ai pritet të vendosë vetëm në momentet e fundit nëse Kane do të jetë titullar apo jo në këtë përballje vendimtare.

Forma e anglezit këtë sezon është mbresëlënëse, me dyzet e tetë gola në dyzet ndeshje në të gjitha garat, përfshirë dhjetë gola në Champions League. 

Nëse konfirmohet në formacion, Kane pritet të jetë rreziku kryesor për mbrojtjen madrilene në një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit.


Go to TOP