Kandidimi i Hamzës për kryeministër, Çitaku: Na priftë e mbara

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas nominimit të Bedri Hamzës për kryeministër të vendit, nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi.

Çitaku ndër tjerash tha se është krenare me familjen politike të cilës i takon.

Derisa tha se për Bedri Hamzën flet puna dhe angazhimi i tij.

“Na priftë e mbara! Pafundësisht krenare me familjen politike të cilës i takoj. Memli Krasniqi është lider atipik për hapsirat tona, jo egoist, punëtor, i zgjuar, guximtar. E Bedri Hamza është njeri i dëshmuar. Për Bedriun flet puna dhe angazhimi i tij. Bashkë”, shkroi ajo.

Ndryshe, Krasniqi në konferencë për medie tha se Bedri Hamza si personalitet i dëshmuar është përgjigjja ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë dhe të ardhme të sigurtë.

Derisa kandidati Hamza, e quajti nder dhe përgjegjësi kandidimin e tij për këtë pozitë.

Go to TOP