Kandidatët shqiptarë për president të RMV-së mbledhin nënshkrimet

Para zgjedhjeve parlamentare e presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatët shqiptarë për president kanë përmbushur edhe obligimin tjetër ligjor. Kjo është mbledhja edhe e 10 mijë nënshkrimeve.

Dy kandidatët Bujar Osmani dhe Arben Tavari i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për zyrtarizmin e kandidaturave të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Na duhen të gjithë votat, edhe të shqiptarëve, edhe të maqedonasve dhe të gjithë të tjerëve që të na mundësohet ta ndryshojmë Kushtetutën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit në Kuvend”, deklaroi Arbër Ademi nga BDI.

Edhe nga opozita e bashkuar në koalicionin VLEN njoftuan se i kanë mbledhur  10 mijë nënshkrimet e nevojshme  të qytetarëve për kandidatin e tyre Arben Taravari, dhe  të cilat ndërkohë do t’i dorëzojnë në KSHZ.

Kandidaturat e tyre për president, përmes 30 deputetëve ose 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve duhet t’i konfirmojnë edhe presidenti aktual Stevo Pendarovski ,kandidatja e opozitës Gordana Silhanovska dhe disa kandidat të pavarur maqedonas.

Tetë marsi është afati i fundit për zyrtarizmin e kandidaturave për President të Maqeonisë së Veriut.

Go to TOP