Kancelari tregon në Bundestag se cfarë armë do t’ia cojë Gjermania Ukrainës
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të mërkurën që shteti të cilin e drejton ta furnizojë Ukrainën me një paketë të re armesh, në mënyrë që Kievi ta përballojë agresionin rus.
Këto komente, Scholz i ka bërë gjatë një adresimi para deputetëve gjermanë.
Ai ka deklaruar se në Ukrainë do të dërgojnë sisteme të mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme – më moderne në armatimin e saj ushtarake, raporton BBC.
Po ashtu edhe presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën që janë duke u përgatitur për ta furnizuar Ukrainën me armatim të avancuar.
Kjo iniciativë e perëndimit vjen pasi Rusia ka pushtuar një sërë zonës së Ukrainës Lindore.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, vazhdimisht i ka kërkuar perëndimit armatim të rëndë.
Që nga 24 shkurti, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, si rezultat i kësaj Kremlini po përballet me sanksione prej vendeve perëndimore.
