Kanali rus transmeton Liqenin e Mjellmave para mbylljes

Një prej televizioneve të fundit të pavarura në rusi, Dozhd, ka njoftuar se do të ndalë punën pa afat të caktuar, pasi është vënë nën presion për mbulim të luftës në Ukrainë.

Rregullatori i telekomunikimeve në Rusi, tashmë ka bllokuar këtë televizion, duke e akuzuar për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me shtetasit rusë, shkaktim të përçarjeve dhe inkurajim të protestave”, sipas raportimeve.

Të enjten, ky medium ka bërë transmetimin e fundit.

“Jo luftës”, ka thënë Natalia Sindeyeva, një prej themelueseve të mediumit, teksa punëtorët janë larguar nga studioja.

Kanali ka nisur më pas të transmetojë pamje të performancës së Çajkovskit, Liqeni i Mjellmave.

Kjo pikë baleti është transmetuar në radio dhe televizione në periudhën sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjet e liderëve dhe më pas në puçin e vitit 1991 që ka kontribuuar në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

https://twitter.com/UkraineNewsUK/status/1499544137770708999?s=20&t=k77_xiv7EybCzoGzIYr4Hg

Go to TOP