Kamp Olimpik Stërvitor në Mittersill, Austri 2026
Më 6 janar 2026, ka filluar Kampi i parë Olimpik Stërvitor për vitin 2026, i cili po mbahet në Mittersill, Austri. Kampi do të zgjasë deri më 11 janar dhe po mirëpret xhudistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe ekipin tonë nga Kosova.
Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Majlinda Kelmendi, Fatos Tabaku dhe Kushtrim Gashi, pjesëmarrës/e nga Kosova janë: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Laurinë Gashi, Enise Zijade, Krista Kovaci, Kasandra Kovaci, Akil Gjakova, Dardan Cena, Anes Veseli, Shpati Zekaj, Dion Sharapolli, Jon Kuka, Furkan Kelmendi dhe Arbër Kullashi.
“I urojmë xhudistëve tanë suksese në përgatitjet e tyre për sfidat që i presin në garat ndërkombëtare!”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
