Kamberi: Refuzohet kërkesa e Daçiqit për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar sot ankesën e Ivica Daçiq dhe SPS për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90, por ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për Luginën dhe për shqiptarët në përgjithësi do të flasin të zgjedhurit e tyre sipas interesave të tyre”, ka thënë Kamberi, i cili në zgjedhjet e fundit arriti të sigurojë serish një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Go to TOP