Kamberi: Ndërhyrja në Novi Pazar, për të heshtur studentët boshnjakë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka komentuar ndërhyrjen në Universitetin e Novi Pazarit, duke e cilësuar si një veprim të qëllimshëm për të shtypur zërin e studentëve boshnjakë dhe për të frikësuar kërkesat për drejtësi dhe barazi.
“Ndërhyrja e shtetit me paraformacione në Universitetin e Novi Pazarit sot, si dhe përpjekja për të shuar betejën e studentëve boshnjakë për barazi dhe shtet të së drejtës, flet qartë për gatishmërinë e këtij regjimi për të heshtur zërin kritik dhe për të vrarë energjinë studentore, e cila prej muajsh po përpiqet ta çkapë shtetin nga struktura autokratike”, ka shkruar Kamberi në Facerbook.
Sipas Kamberit, përzgjedhja e këtij institucioni dhe kësaj zone nuk është e rastësishme.
“E qartë: nxitja e konfliktit në zona të banuara me qytetarë nga radhët e pakicave – për t’i paraqitur pakicat si element destabilizues e antishtetërorë. Një taktikë e vjetër nga repertoari i të ’90-ve”, ka shkruar Kamberi.
Ndryshe, persona të paidentifikuar, të shoqëruar nga përfaqësues të administratës, hynë në ndërtesën e Universitetit Shtetëror në Novi Pazar këtë mëngjes dhe i nxorën me forcë studentët që morën pjesë në bllokadën e atij institucioni. /Kosova.info/
