Kalon mbi 20.000 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka kaluar 20,000 sonte.

Një përditësim nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në momentet e fundit konfirmoi se 17,134 njerëz kanë vdekur në Turqi, raporton Skynews.

Zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë kanë raportuar 1,347 njerëz të vdekur, ndërsa rreth 1,900 njerëz kanë vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët.

Gjithsej numri i viktimave për Sirinë është 3,317.

Numri i të vdekurve në dy shtetet tashmë është 20,451.

Go to TOP