Kajtazi: Çlirimi i Kosovës ishte rrugëtim nëntëvjeçar drejt ndërhyrjes së SHBA-së
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka kujtuar procesin që çoi në bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe çlirimin e Kosovës duke theksuar se ky nuk ishte një akt i befasishëm, por një rrugëtim i gjatë nëntëvjeçar.
Sipas tij, gjithçka nisi me paralajmërimin e presidentit amerikan George H. W. Bush, për të vazhduar me rezolutat e Kongresit dhe Senatit të SHBA-së, që dënonin shkeljet e të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb. Fillimisht, u vendosën sanksione të lehta, e më pas një bllokadë e përgjithshme, që gradualisht hapi rrugën për ndërhyrjen ushtarake.
Kajtazi tha se shqiptarët e pritnin me gëzim çdo rezolutë dhe çdo deklaratë të zyrtarëve amerikanë, sado e vogël të ishte ajo, ndërsa Serbia e minimizonte duke pëshpëritur me përbuzje: “Nuk po duken edhe aq serioze.” /Kosova.info/
