Kadrijaj e fton kryeministrin Kurti të hyj në “Big Brother”

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i tha kryeministrit Albin Kurti se sot është tallë me deputetët e Kuvendit si dhe qytetarët e Kosovës.

Kadrijaj i tha Kurtit, meqë ka aftësi për humor, e ftoi të hyj në “Big Brother”, spektakël ky që po mbahet në për herë të parë në Kosovë.

“Situata mbetet e komplikuar, ne e kemi menduar që sot Kurti do t’i adresohet deputetëve dhe qytetarëve karshi situatës që e ka krijuar vet. Sot bëri një spektakël dhe humor duke u tallur me qytetarë, meqë ke aftësi për humor z. Kryeministër, të ftoj me shku në “Big Brother”, tha Kadrijaj.

Go to TOP