Ka vende pune në Gjakovë, por të rinjtë pak të interesuar 

Në Gjakovë qytetarët po ankohen për punësim, ndërkaq nga Zyra e Punësimit në këtë komunë, e që përfshin edhe disa të tjera përreth, thonë se vende të lira pune ka, por interesimi i të rinjve është tepër i ulët.

Qytetarët në Gjakovë po ankohen për shkallë të lartë të papunësisë.

Sipas tyre, problemi është mos-koordinimi i aftësive profesionale me nevojat e tregut.

Ndërkaq në Zyrën e Punësimit në Gjakovë thonë se në komunat Gjakovë, Deçan, Junik dhe Malishevë ka vende të lira pune porse interesimi i të rinjve për punë ka rënë dukshëm.

Sipas drejtorit Dula, gjatë këtij viti për herë të parë janë regjistruar 411 punëkërkues përderisa numri i punëkërkuesve të riaktivizuar është 1584.

Ndërsa numri i punëdhënësve në Gjakovë është rritur nga 95 sa ishte vitin e kaluar, në 192 aktualisht.

Go to TOP