Juventus triumfon ndaj Genoa dhe merr kryesimin e Serie A
Juventus ka siguruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Genoa në ndeshjen e vlefshme për Javën e gjashtë të Serie A, e zhvilluar në stadiumin “Luigi Ferraris”, duke bërë që “Zonja e Vjetër” të ngjitet në krye të tabelës.
Pjesa e parë e ndeshjes dukej monotone, pasi të dyja skuadrat nuk dukeshin kërcënuese në sulm. Megjithatë, pjesa e dytë ka ofruar pamje tjetër.
Vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, De Winter i ka dhuruar Juventusit një penallti. Vlahovic është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë ekipit të drejtuar nga Thiago Motta.
Shtatë minuta më vonë, Vlahovic e ka gjetur sërish rrjetën, duke e dyfishuar avantazhin e Juventusit dhe duke mbyllur praktikisht fatin e ndeshjes. Fitoren e ka vulosur Conceicao me një gol të vonshëm, vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Pas kësaj ndeshjeje, Juventus kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë, ndërsa Genoa gjendet në vendin e gjashtëmbëdhjetë me vetëm pesë pikë.