JU RREFEJ MARSIN TIM

Shkruan: Ngadhnim SOPJANI

Isha 13 vjeç, ishim brezi i fundit që e kishim përjetuar luftën direkt apo indirekt, lufta ishte pjesë e rritjes sonë, pjesë e formimit tonë si njerëz, por për shkak të moshës nuk kishim mundur të ishim pjesë e UCK-së!

Nuk vepruam nga urrejtja, por nga ndjenja për të vënë drejtësi, ishin vra disa fëmijë në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Krejt Kosova ndihej ende se ishte në Luftë, kishin kaluar veç 4 vjet, një popull mendoj nërveti, prapë a?
Prapë këto bisha po na vrasin fëmijët, prapë po na dëbojnë – tashë këta nuk i kanë tenkat, e bojshim ment !?

17 Marsi 2004, ishte 97-ta e Kosovës, veçse këtej shqiptarët ishin tërbuar kundër gjakut të huaj jo ndaj të vetve, nuk u çuam në këmbë për pare as për mall, po se e dinim të vërtetën në anën tonë.
Guximi dhe dufi ti verbon edhe sytë sepse këto dy ditë na mashtruan lehtë, jo veç mos organizimi ynë por edhe rrethanat nuk na sollen atë që synonim. Ishte njashtu ornamenti i budallakisë sonë, ishte loja e ndyrë që na u bë, e ne në atë dalldi kolektive nuk e kuptuam fare, kur u futën elemente anti-shqiptare në mesin tonë dhe dogjën kisha, ato kisha që ishin tonat, që s’na bënin asgjë, qe nuk ishin fare , fare caku jonë, ky gabim historik që e deformoi çështjen tonë të pastër dhe e degjeneroi ashtu si armiku deshi dhe e shfrytëzon sot e kësaj dite!

U patëm tranu, unë për vete nuk kam shumë kujtime të bukura të adoleshencës por 17 e 18 Marsin e mbaj mend freskët, ishin ditët më të lumtura të jetës sime deri më sot, e mbaj mend si koha kur fillova të ndihem që jam dikushi, kohë aventure, kohë gëzimi, kohë kur i pashë shqiptarët krejt bashkë. S’ka pas shpi shkau që nuk u pat sulmu, Ata ishin fajtor që familjet tona kishin humbur të dashurit e tyre, sa xhipa të UNMIK-ut u patën kall, Kosova pas gati gjysemdekade shpëlarjeje truni prej “ndërkombëtarëve” ku ishim shndërruar në meleza “paqedashës” ishte ngjallë, Kosova na takonte vetëm ne!

I falënderohem ZOTIT që më lejoi të marr pjesë, ti preki këto ngjarje !

Keto janë veç 2% e tyre gjerave qe kam perjetu, ma shume nuk nxjerri nga vetja……
Nderime kush mori pjesë!
Lavdi kush ra dëshmorë!
Përulje viktimave!

Go to TOP