Jorgensen lë minutat në Villarreal duke shpresuar për minutat te Chelsea

Filip Jorgensen ka lënë pas një të ardhme të sigurt si portier i parë te Villarreal për një të ardhme të pasigurt si portier i parë te Chelsea.

Megjithatë ai nuk është bërë pishman, pasiqë shpreson që me kohë të jetë gardiani kryesor në “Stamford Bridge”. 

“E mora një telefonatë nga agjenti im këtë verë, ku më tha se Chelsea ishte i interesuar. Kur Chelsea të kërkon të firmosësh një kontratë, duhet ta bësh. Ka një plan të mirë për mua dhe mendoj se është një hap i rëndësishëm në karrierën time”, ka thënë danezi. “Nuk jam portieri i parë tani, por shpresoj të bëhem së shpejti”. 

Aktualisht portier i parë te Chelsea është Robert Sanchez.

Go to TOP