Jepen detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Bill Clinton

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton thuhet se po shërohej nga një infeksion urologjik të premten dhe një ndihmës i ish-presidentit tha se Clinton ishte në një seksion të kujdesit intensiv të spitalit, megjithëse nuk po merrte trajtimin në “kujdesin intensiv” ICU.

Sipas mediave të huaja, ndihmësi i cili foli me gazetarët në spital me kusht që emri i tij të mos identifikohej, nuk dha hollësira mbi arsyen që Clinton gjendej në seksionin e kujdesit intensiv.

Ai tha se Clinton kishte një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, por është në shërim dhe kurrë nuk kaloi në shok septik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Clinton ishte me qejf të mirë dhe merrej me libra dhe po shikonte raportimet televizive në lidhje me shtrimin e tij në spital, tha ndihmësi.

Gruaja e tij, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ishte me të në spital, por jo edhe vajza e tij, Chelsea Clinton.

Image

Nuk pati ndonjë lajm të menjëhershëm për ndonjë afat kohor se kur do të dilte nga spitali.

Clinton, 75-vjeçar, u pranua të martën në mbrëmje në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Irvine, për një infeksion që nuk kishte të bënte me COVID-19, tha të enjten, zëdhënësi i Clinton, Angel Urena.

Go to TOP