Java ‘Remzi Ademja’, i kushtohet veprës së komandant Drinit

Përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore edukative, në Prizren ka nisur java “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në nderim të rënies heroike të komandant Drinit. Gjatë javës do të organizohen ekspozita dokumentare, homazhe dhe nderime pranë varrit të heroit.

Ka nisur zyrtarisht java përkujtimore “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, e cila përfshin një sërë aktivitetesh përkujtimore, edukative dhe kulturore për nder të njërës prej figurave më të ndritura të luftës çlirimtare të Kosovës.

” Dua të theksojë se duhet t’i dimë dhe t’i çmojmë edhe duhet t’i dimë të mësojmë historinë sepse thuhet se historia e cili harrohet përsëritet jam shumë i sigurt që me aktivitetet tona e përkujtojmë një pjesë ma të lavdishme të historisë të kombit shqiptar” , ka theksuar Shaqir Toraj, kryetar i Prizrenit.

Kurse, Isa Berisha nga OVL e UÇK_së ka thënë se gjatë kësaj jave ka çka të flitet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për djemtë të cilët e bënë këtë luftë.

Kjo javë shënon jo vetëm përvjetorin e rënies së komandat Remzi Ademajt, por gjithashtu shërben si një mundësi për brezat e rinj, që të njihen me rrugën e lavdishme të luftës për liri dhe sakrificën sublime të heronjve tanë.


Go to TOP