Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugperëndimore dhe veriperëndimore. Parashihen ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.

Të hënën mban mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Kurse të martën mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Për të mërkurën mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi  me shpejtësi 1-7 m/s.

 Ndërsa të enjten mban mot kryesisht i  vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

Të premten mban mot  i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohët. Kjo situatë me këto  temperatura vie si pasojë e masave të qëndrueshme të ajrit me origjinë veriperëndimore.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP