Jasmina rrëfehet me ndjekësit “Kam jetuar me familjen e të dashurit”

Jasmina është një ndër ish-konkurrentet më të bujshme të sezonit të kaluar të Për’puthen.
Bukuroshja nga Dibra zhvillon herë pas here pyetësor me ndjekësit e saj.

Kësaj here ajo dhe ndjekësit e saj po ‘qanin hallet’ së bashku. Një prej ndjekseve të saj i tregon se nuk mundet më të jetoj me prindërit e burrit dhe Jasmina na habiti me përgjigjen.

E kam provuar bashkëjetesën me familjen e të dashurit, ndoshta ka qenë e pafatë për mua! Por di të them që mësova se çfarë s’do t’i bëj kurrë nuses së djalit tim. Se këta njerëz harrojnë në fund të ditës që kanë vetë fëmijë dhe janë qënie njerëzore si të gjithë.
Ka qenë eksperienca më stresuese që kam pasur ndonjëherë saqë humba dhe 15 kile!
Krijo mundësi jeto vetëm me burrin se këshillë tjetër s’të jap dot” përgjigjet ajo.

Kujtojmë se së fundmi, ajo ka zbuluar se ka lënë pas çdo mëri dhe keqkuptim që ka pasur me Andin, të cilit i këshillon të njëjtën gjë.

“Janë 3 faza kur dy persona zihen: Është faza e inatit, që do të shahemi me njëri-tjetrin, do të mbushemi nga njerëz të tjerë, do ta diskutojmë.

Është faza e dytë që është faza e mohimit që kurrë nuk e pranon që unë kisha faj pse ne dy jemi zënë, gjithashtu as ai personi tjetër.

Gjithashtu është edhe faza e tretë, ajo e pranimit ku ti harron çdo lloj situate, i lë pas vetes dhe tregohesh më i pjekur dhe thua që nuk kam pse mbaj më mëri sepse në fund të ditës më lëndon mua dhe jo personin tjetër.

Andi i ka zgjatur shumë kjo faza kështu që mesazhi im është që duhet të kalosh në fazën e 3-të Andi.

Dhe diçka tjetër, kam dëgjuar se të mungojnë disa bluza, nuk kanë humbur, janë këtu”, është shprehur Jasmina.  

Go to TOP