Jashari e Angioni dokordohen për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës, kolonelin Sefano Angioni, Atashe i Republikës së Italisë, i akredituar në Kosovë.

Në këtë takim mori pjesë edhe atasheu i sapoemëruar i Italisë për Kosovë, kolonel Cristian Margheriti, dhe këshilltari bilateral italian i Mbrojtjes, kolonel Giovanni Ventura.

“KOMFSK falënderoi ekipin italian për kontributin e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe synimet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje në njoftim thuhet se të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tej, duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së. /Kosova.info/

Go to TOP