Japonia sanksionon edhe 17 rusë të tjerë, në mesin e tyre anëtarët e familjes së miliarderit Kovalchuk
Japonia do të ngrijë asetet e 17 rusëve të tjerë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Financave të Japonisë në një deklaratë për media.
Objektivat e sanksioneve të reja përfshijnë anëtarët e familjes së miliarderit rus, Yuri Kovalchuk, ligjvënës nga parlamenti rus dhe oligarkun rus, Viktor Vekselberg.
Lëvizja e fundit e çon numrin total të rusëve të shënjestruar nga ngrirja e aseteve të Japonisë në 61.
