“Keni edhe një mundësi të shpëtoni”, Zelensky del me një paralajmërim të fuqishëm për trupat ruse

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy gjatë fjalimit të tij të fundit mbrëmë ka kërkuar trupat ruse të dorëhiqen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, deklaroi i pari i Ukrainës në gjuhën ruse, raporton The Guardian.

“Ashtu siç nuk jeni trajtuar në ushtrinë tuaj. Dhe në mënyrën se si ushtria juaj nuk i trajton njerëzit tanë”, ka vazhduar më tej Zelensky.

Zelensky, një ditë më parë, ka kërkuar nga NATO që ta mbyllë qiellin ukrainas për avionët e huaj.

I njëjti pritet të mbajë një takim virtual me Kongresin amerikan. 


Go to TOP