Jaho, ‘Artistja më e mirë ndërkombëtare’ nga Opera Spanjolle XXI

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare, është zgjedhur “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, në Spanjë.

Këtë lajm e ka bër të ditur vetë artistja përmes një postimi në Facebook.

“Një kënaqësi e veçantë që të zgjidhem ‘Artistja më e mirë ndërkombëtare’ nga Opera Spanjolle XXI, dhe të pranoj këtë çmim në Teatrin Zarzuela, të Madridit, mbrëmjen e kaluar (të martën, shën.red.)”, shkroi Jaho.

Ajo falënderoi jurinë dhe publikun spanjoll për vlerësimin.

“Ndihem e privilegjuar për dashurinë që Spanja më ka dhënë dhe më jep vazhdimisht. Shpresoj që puna ime të frymëzojë një brez të ri, i cili të vazhdojë të përmirësojë botën me artin e vet”.

“Rroftë muzika, rroftë arti, rrofshin artistët”, përfundoi Ermonela Jaho.


Go to TOP