Ja shifra e majme që Kim Kardashian i pagoi ish-bashkëshortit të saj për të mbajtur shtëpinë

Kim Kardashian pas divorcit me ish-partnerin e saj, Kanye West ka rënë dakord që redidenca e tyre në Hidden Hills t’i mbetet asaj.

Në fakt, ajo ka paguar rreth 17 milionë euro për rezidencën në fjalë pasi dëshiron që të jetojë sërish aty.

Ndërsa nga ana tjetër, reperi 44-vjeçar ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë mbi të drejtat e kësaj prone të cilën e ka blerë së bashku me Kim rreth shtatë vite më parë.

Dyshja kanë jetuar atje së bashku me katër fëmijët e tyre dhe që nga paraqitja e kërkesës për divorc në muajin Shkurt prona i mbeti kësaj të fundit.

Burimi pranë çiftit vazhdoi të thoshte në media se negociatat mes të dyve ishin ‘jashtëzakonisht të përzemërta’ dhe se Kim pagoi me para në dorë për të lehtësuar procesin.

Go to TOP