Ja sekreti! 116-vjeçarja spanjolle, më e moshuara në botë

Personi më i vjetër i njohur i gjallë në botë është spanjollja Maria Branyas Morera e cila është 116 vjeç. Ajo do të duhet të jetojë deri në fund të vitit 2029 për të vendosur një rekord të ri botëror.

Maria vlerëson familjen dhe miqtë, fatin, qëndrimin pozitiv dhe “qëndrimin larg njerëzve toksikë” për jetën e saj të gjatë.

MARIA është spanjolle me origjinë amerikane dhe saktësisht mosha e saj është 116 vjeç e 32 ditë.  Ajo ka përjetuar dy luftëra botërore, luftën civile spanjolle, pandeminë e gripit të vitit 1918 dhe Covid 19 së fundmi.

Go to TOP