Ismaili në konferencë për media, e lidh skandalin me ambasadorin Berishaj me refuzimin për Komisionin Hetimor

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se kundërshtimi i Vetëvendosjes për Komisionin Hetimor për Energjinë është për të penguar zbulimin e rrjedhes së parasë si dhe lidhjet potenciale “të kartelit të rrymës dhe bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti”.

Sipas Ismailit, raportimet e shumta për përfitimet financiare të kompanive të Serbisë nga paratë e 100 milionëshit “duket se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv”.

“ Shqetësimet për të cilën PDK nisi betejën ligjore u vërtetua. E duke e ditur se shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë është bërë në mënyrë të paligjshme, ne jemi në dijeni se skandali dhe keqpërdorimet janë shumë më të thella, andaj sot jemi bashkë me Vlorën për të ngritur zërin e në emër qyetarëve dhe për të dënuar aferën e kartelit të rrymës që tani ka depërtuar në majat më të larta të institucioneve tona dhe partisë në pushtet”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka thënë se ka dyshime se paratë e qytetarëve të Kosovës janë shpërndarë edhe në xhirollogari ruse.

“Kjo kërkesë e deputetëve e penguar dhe ndaluar nga z.Kurti dhe bashkëpunëtorëte e tij ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontrataty e shitblerjes së rrymës, sepse kështu zbulohet rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të kartelit të rrymës dhe bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti.

Raportimet e shumta për përfitimet financiare të kompanive të Serbisë nga paratë e 100 milionëshit duket se janë vetëm fillimi i një bunari të thellë korruptiv ku miliona euro të qytetarëve tanë janë shpërndarë në transaksione të kompanive në Serbi, e për më keq ka dyshime të mëdha edhe për transaksione në xhirollogari ruse”, ka deklaruar Ismaili.

Go to TOP