Ish –Presidenti i Shqipërisë i sëmurë, Pacolli: Jam në dispozicion të familjes

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejt ish-presidentit Bujar Nishani, i cili është i shtrirë në spital si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Pacolli ka thënë se është në dispozicion të plotë të familjes Nishani.

“Nga zemra lutem dhe i uroj mikut tim dhe Ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në familjen e tij. Unë jam në dizpozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente”, ka shkruar Pacolli.

Ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili është rikthyer në Sanatorium pasi kaloi koronavirusit duke patur të nevojshme ndihmën mjekësore.

Nishani është rikthyer në Sanatorium me simptomat të post covidit dhe ka shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. 

Go to TOP