IPK rekomandoi suspendimin e një togeri policor

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve njofton se bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor.

Sipas njoftimit të IPK-së informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Tutje në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Kosova.info/

Go to TOP