Interesim i mërgimtarëve në Panairin e Librit në Prizren 

Në edicionin e 16 të panairit të librit “Prizreni 2024”, po prezantojnë punën 25 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në këtë panair po publikohen edhe botimet e reja të autorëve të njohur, ndërsa mbrëmjeve po promovohen libra dhe autorë të mbarë hapësirës shqiptare.

Në Panairin e Librit në Prizren, ata që po interesohen më së shumti për libra janë diaspora.

Interesimi për t’i pasur në bibliotekat e tyre këta libra është i vogël, andaj prindërit po tentojnë që t`i mësojnë gjeneratat e reja me librin.

“Për mbesën më intertesojë më tepër një libër aty me e marrë, më teper vjershat e vogla të shkurta kështu se ajo e vogël është tre vjecare ka filluar pak tash me fol edhe po  e mësojmë edhe shqip”, tha Dita Arapi.

Vjollca Fetahu Zalli, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë për fëmijë Shkëlzen Zalli nga Shqipëria, solli në Prizren dy botime të reja.

“Interes të madh kanë emigrantët që vinë, kanë një interes shumë të madh sidomos për librin e shkronjave që vazhdon pëlqehet jashtë mase”, tha Zalli.

“Romancat edhe librat e dashurisë ata lexohen pak më shumë se sa librat normale, po në Prizren mundem me thënë se librat psikologjik lexohen më shumë se sa të gjithë”, deklaroi

Xhanar Ashtanaj nga botimet “Prizreni”.

” I kam disa botime, po dy janë të cilat nuk gjinden në viset shqiptare, është libri “Bullizmi në shkollë” dhe ” Bullizmi në Kibernetikë” dhe personi “Suisidal” a po ” Vetëvrasës” që të dyja tekstet janë të cilat mund të shfyrtëzohen në shkolla, në universitete dhe profesione të arsimit dhe psikologjisë dhe psikotepaisë”, tha Mensur Bytyqi nga shtëpia botuese “Pena” .

“Mbi të gjitha është ky kompleti “Çamëria Çamëria ” që është unikal në llojin e tij që sapo është botuar, janë dhjetë vëllime dmth të një botimi special dhe përmblidhet gjithë historia e Çamërisë dmth atë pjesën më të zgjedhur të krijimtarisë sime 50- vjeçare”, deklaroi Arben Kondo, autor nga shtëpia botuese “Çamëria”.

Panairi i librit “Prizreni 2024” mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria komunale për Kulturë në këtë qytet.


Go to TOP