Inter rikthehet në krye të Serie A

Inter është rikthyer në krye të Serie A pas fitores 2:1 në fushën e Genoa duke shfrytëzuar gabimet e Napoli dhe Milan.

“Zikaltrit” e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë, kur mbrojtësi Yann Bisseck ka shënuar nga distanca. Inter ka vazhduar ta kontrollojë lojën dhe e ka rritur epërsinë pak para pushimit, me Lautaro Martinez që ka realizuar pas një aksioni individual brenda zonës.

Në pjesën e dytë, Genoa është përpjekur të reagojë dhe ia ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e shtatëdhjetë, kur Vitinha ka shënuar pas një gabimi në mbrojtjen e Inter.

Megjithatë, deri në fund, mysafirët e kanë menaxhuar mirë lojën dhe nuk kanë lejuar barazimin.

Me këtë fitore, Inter merr kryesimin e Serie A, ndërsa Genoa e ndërpret serinë prej pesë ndeshjesh pa humbje dhe zbret në vendin e gjashtëmbëdhjetë, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.


Go to TOP