Inspektorati i Prishtinës me 158 gjoba, 88 nga ta për autotaxi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për 158 gjobat e shqiptuara në dy javët e fundit nga Inspektorati i kryeqytetit.

88 gjoba janë dhënë për auto-taxi pa leje, duke e arritur kështu kategorinë me numrin më të lartë. 26 gjoba i janë shqiptuar radio-taxive pa leje, ndërkaq 7 për kombi bus ilegal. Një nga ta është për konsum të duhanit në automjetin radio-taxi.

Inspektorati ka shqiptar 23 gjoba për ndalje në vende të pacaktuara të radio apo auto-taxive. 4 janë për gjoba për ndalje në vend të pacaktuar, 8 për mosmbajtje të rendit të udhëtimit të linjave të autobusëve dhe 1 është për moszbatim të urdhrit të inspektorit. /Kosova.info/

Go to TOP