Informatën për “bombë” policia e pranoi nga një thirrje jashtë Kosovës, dyshohet se erdhi nga Serbia

Telefonata e pranuar nga një person kinse ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është realizuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Sipas burimeve, dyshimet e para të policisë thonë se telefonata dyshohet të jetë realizuar nga Serbia.

Sidoqoftë, kjo telefonatë ka bërë që të evakuuohet komplet Stacioni i Autobusëve, duke larguar punëtorët dhe qytetarët nga vendi i ngjarjes.

Për një kohë Stacioni i Autobusëve në Prishtinë qëndroi i rrethuar me shirita të policisë, më pas u lirua për qarkullim pasi aty nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve Arianit Grezda, tha se pas dy orësh punëtorët janë rikthyer sërish në vendet e tyre të punës dhe ka filluar edhe qarkullimi i autobusëve, kështu duke iu rikthyer normalitetit.

“Pas rreth 2 orësh jemi kthy të gjithë në punë, është normalizuar situata dhe autobusët janë duke qarkulluar”, tha Grezda .

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe Policia e Kosovës, “rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka konfirmuar gjatë ditës policia.

Pas kësaj policia konfirmoi se pas kontrolleve të kryera në vendin e ngjarjes nuk u gjetë asgjë e dyshimtë, teksa rasti është cilësuar si “Lajmërim i rrjeshëm”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP