Inflacioni në Kosovë/ ASK e tregon normën vjetore për vitin 2022

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%, thotë raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

ASK ka publikuar ndeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2022.

Krahasuar me vitin 2021, dhjetorin e vitit të kaluar norma vjetore e inflacionit është 12.1 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin dhjetor 2022”, thuhet në raportin e ASK-së.

Për më shumë ASK-ja ka treguar se produktet e konsumit kanë shënuar rritje të çmimeve.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.1% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.2%); prodhime ushqimore(16.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (14.4%); energji elektrike (11.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.4%); shërbime hoteliere (10.1%); kujdes personal (10.0%); kafe, çaj dhe kakao (9.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera (8.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (8.0%); pije alkoolike (7.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.1%); gjëra personale (7.0%); pemë (6.6%); perime (6.6%); veshje (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); pajisje shtëpiake (4.9%); duhan (4.0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (3.8%); dhe produkte farmaceutike (3.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

Go to TOP