Kosova

Imamët pretendojnë që vaksinimi është pjesë e besimit të tyre

Këtë të premte në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma Bashkësia Islame e Kosovës i ka bërë thirrje imamëve të xhamive në vend që të t’i kërkojnë xhematit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID 19.

Kjo më shume si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, i cili njihet si Delta.
Xhemati i Xhamisë së Madhe në Prishtinë pasi falën xhumanë dëgjuan ligjëratën e hoxhës për rëndësinë e shëndetit.

Imami Bahri Sejdiu iu bëri thirrje atyre që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19.

Por, këtë thirrje harroi ta bëjë edhe imami i Xhamisë së Re në Fushë Kosovë, Sead Kelmendi, ndonëse javën e kaluar u kishte kërkuar xhematit që të vaksinohen.

Vetëm brenda 24 orëve në vend janë regjistruar 19 raste të reja.