‘Iluzionet e tij u shuan’, Tahiri tregon arsyet se pse Vuçiqi po e ‘sulmon’ Gjermaninë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi krerët e shtetit të Serbisë sulmuan ashpër ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë për deklaratat e tij për veriun.

Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i mllefosur ndaj Gjermanisë, pasi që ata ia ndaluan dominimin në Ballkan.

Përveç kësaj, Tahiri ka thënë se edhe “rrëzimi i Ballkanit të Hapur” nga ana e Gjermanisë, është një arsye tjetër pse ka sulme ndaj tyre.

“Vuciqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij per dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania – duke qene se Gjermania vuri ne qendër Ballkanin perëndimor ndërsa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’.”, ka shkruar ajo.

Go to TOP