Ilir Ferati në Studenicë te familja Sadikaj: U shpalosën nevojat e fshatit

Ilir Ferati, kryetari i Istogut që garon për një tjetër mandat nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai ka qenë në fshatin Studenicë, te familja Sadikaj – ku thotë se “janë pritur me entuziazëm”.

Po ashtu ka thnëë se janë shpalosur nevojat e fshatit.

“Në Studenicë, familja Sadikaj na priti me entuziazëm. Gjetëm mbështetjen e këtyre njerëzve të mirë e kontribues për shoqërinë, të cilët dëgjuan planin tonë për katër vitet e ardhshme dhe na shpalosën nevojat e fshatit, në mënyrë që përditshmëria e tyre të zhvillohet edhe më mirë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati.


Go to TOP