IKD: Besnik Tahiri deputeti më aktiv, Ganimete Musliu nga deputetet gra

Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili ka monitoruar punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023, në mesin e disa të gjeturave, shpërfaq edhe aktivitetin e deputetëve.

Sipas IKD-së, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prin me 89 deklarata, pasohet nga Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje me 77 deklarata dhe Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës me 71 deklarata.

Ndërkaq nga deputetet gra prin Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës me 57 deklarata, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 56 dhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje me 53 deklarata.

Ndërkaq IKD ka monitoruar edhe mos aktivitetin e deputetëve.

“Në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i 2114 deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI)”, thuhet në raport. /Kosova.info/

Go to TOP