Haziri: Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet inati Medvegjës e Shqiprim Arifit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend si dhe raportet e Qeverisë së Kosovës me drejtuesit e Luginës.
Haziri tha se është vendosur reciprocitet në vizita, ku kryeministrja serbe, Ana Brnabiq erdhi në Kosovë kurse zv/kryeministri Besnik Bislimi shkoi në Bujanoc e Preshevë.
Ai theksoi se Bislimi nuk zhvilli takim me Shqiprim Arifin, ndërsa Medvegjën nuk e vizitoi fare, transmeton lajmi.net.
“Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare.Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit”,tha Haziri.
Ai theksoi se “Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!”.
