Identifikohen sërish keqpërdorues të ujit të pijes në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar akoma identifikimi i keqpërdoruesve të ujit të pijes.

Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit dhe shkyçjes sot kanë identifikuar sërish keqëpërdorime në rrjetin e ujësjellësit.

“Ndaj keqëpërdoruesve do të inicohen procedura për kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ekpet e kontrollës janë duke punuar vazhdimisht dhe inspektimet në teren do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Go to TOP