Ibrahimi: Poezia kosovare në hap me Evropën, por me sfida në cilësi
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, poeti Dan Ibrahimi për Kosova.info, ka ndarë një vlerësim për zhvillimin e poezisë në Kosovë duke theksuar se ajo është në linjë me trendët evropiane dhe nuk mbetet prapa zhvillimeve globale.
Sipas tij, poezia kosovare ka arritur një nivel të kënaqshëm dhe përfaqësohet nga autorë të denjë që kultivojnë me sukses format bashkëkohore të shkrimit poetik. Megjithatë, Ibrahimi vë në pah edhe sfidat duke theksuar se një pjesë e madhe e botimeve nuk i përmbushin standardet minimale të kulturës poetike dhe gjuhësore.
Ai shton se, ashtu si në botë ku ekzistojnë mijëra poetë cilësorë, edhe Kosova ka një numër të konsiderueshëm poetësh të mirë, të cilët pritet t’i rezistojnë kohës dhe të lënë gjurmë në letërsinë shqipe. /Kosova.info/
