Moment i sikletshëm i Vuçiqit gjatë debatit për Kosovën

Në kuvendin e Serbisë përgjatë 13 dhe 14 shtatorit është mbajtur seanca për Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i pranishëm aty për gjatë të dy ditëve.

Duket se debati i gjatë që ka vazhduar edhe ditën e dytë dhe përplasja me deputetë të opozitës për çështje që ndërlidhen me Republikën e Kosovës e kanë lodhur kreun e shtetit serb, dhe në një moment e ka bërë një sy gjumë brenda sallës së Kuvendit.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar në rrjete sociale.

Go to TOP