I digjet shtëpia, pronari dyshon në zjarrvënie

Në fshatin Cërnillë të Ferizajt është djegur një shtëpi e pabanueshme.

Pronari i shtëpisë e ka raportuar rastin në Polici, derisa ka shfaqur dyshime se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull me shtetësi të Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe kanë filluar hetimet.

“Fsh. Cërnillë 25.05.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar, është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Go to TOP